Showbiz

Kanye West lanson në shkurt albumin “Donda 2”

Kanye West, tani legalisht i njohur si “Ye”, ka bërë të ditur datën e realizimit të albumit të radhës, të titulluar “Donda 2”.

Albumi që do të jetë vazhdimësi e albumit “Donda”, të publikuar në gjysmë të vitit të kaluar, pritet të lansohet më 22 shkurt.

Sipas raporteve, producent ekzekutiv i albumit është reperi i famshëm, Future.

Albumi i parë “Donda” është lansuar saktësisht më 29 gusht të vitit 2021, pas shumë shtyrjeve.

Kanye pati një seri koncertesh vitin e kaluar në SHBA, përmes së cilave ai lansoi albumin e tij të ri, pas disa vjetësh pauzë.