Showbiz

Elton John rezulton pozitiv me COVID, anulon koncertet

Elton John

Këngëtari i famshëm anglez dhe pianisti Elton John është infektuar me COVID-19 dhe ka shtyrë datat e dy koncerteve të tij lamtumirës në Dallas, raporton agjencia AP.

John po përjeton simptome të buta, sipas një komunikate.

John ishte paraparë të performonte në American Airlines Center në Dallas më 25 janar dhe 26 janar, por janë shtyrë datat e koncertit.

“Tifozët të mbajnë biletat pasi do të nderohen në datat e reja që do të bëhen të ditura së shpejti”, është thënë në komunikatë.

John 74-vjeçar është vaksinuar me tri doza të vaksinës anti-COVID.