Showbiz

Këngëtarja nga Kongoja që këndon këngë serbe për Kosovën, përballet me racizmin në Serbi

Descriptive Text

Stella Muleka nga Kongoja ka vendosur të studiojë në Serbi e ndërkohë është marrë edhe me muzikën popullore të këtij shteti. Në fund të vitit të shkuar ajo publikoi në bashkëpunim me Dejan Petroviqin një këngë të titulluar “Ej dragi dragi”, që i kushtohet Kosovës. Por ky këndim i ka kushtuar me fyerje të rënda raciste në Serbi.

Komentet e serbëve e kanë zhgënjyer këngëtaren e re, që në gjuhën serbe ka dhënë përgjigjen.

“E kuptoj se çështja e Kosovës është shumë e ndjeshme për një pjesë të madhe të serbëve, dhe ata që mendojnë se e kam kënduar këtë këngë për shkak të famës, kanë të drejtë të mendojnë ashtu, por kjo s’ndikon tek unë. Së pari, s’jam nga Amerika, por nga Afrika. Së dyti, nuk është xhungël, nuk kam kafshë të egra në oborr, e as s’kam ardhur në Serbi si refugjate”, ka thënë ajo. “Më vjen keq që ju e konsideroni përzierjen e racave si gjenocid sepse e shoh që keni kaq shumë urrejtje dhe ju duhet t’ia drejtoni dikujt. Por ai person s’do të jem unë”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @stella_muleka

Në fund ajo u ka kërkuar serbëve që kanë abuzuar në baza raciste të mos i shkruajnë familjes së saj në rrjete sociale.

“Ju vetë jetoni në shtetet e huaja dhe mos i thoni askujt kthehuni prej nga vini”, ka përfunduar ajo.