Showbiz

Chopra dhe Jonas duan më shumë fëmijë

Aktorja 39-vjeçare, Pryianka Chopra, ka mirëpritur fëmijën e parë nga një nënë surrogate, ndërkaq ka shprehur dëshirën që në të ardhmen të kenë më shumë fëmijë me Nick Johnasin, bashkëshortin e saj.

Një burim i ka thënë revistës “Us Weeklu” se çifti dëshiron më shumë fëmijë.

Çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë, njoftoi aktorja e “Quantico” në një postim në Instagram të premten.

“Jemi shumë të lumtur të konfirmojmë se kemi mirëpritur një fëmijë përmes surrogates”, ka thënë Chopra në deklaratë.

"Ne kërkojmë me respekt për privatësi gjatë kësaj kohe të veçantë pasi ne fokusohemi te familja jonë. Faleminderit shumë!”, ka shtuar ajo.

Çifti fillimisht filloi lidhjen në vitin 2016 dhe u martuan dy vjet më vonë në dy ceremoni martesore të mbajtura në Indi.

Në fillim të këtij muaji Chopra foli për zgjerimin e familjes së saj me Jonas në një intervistë të re me Vanity Fair.

Ndërkohë, vitin e kaluar Chopra foli edhe për mënyrën se si e bëjnë martesën e tyre në distancë të funksionojë.

"Ky vit ka qenë vërtet, vërtet i vështirë. Ishte vërtet shumë e vështirë të jesh larg shtëpisë për një vit të tërë, veçanërisht në një kohë kur nuk mund të udhëtosh për të parë familjen tënde”, ka thënë ajo në InStyle's Ladies First with Laura.