Vetëm 13 muaj i ka zgjatur martesa e pestë aktores dhe modeles amerikane Pamela Anderson. 54-vjeçarja raportohet se është kthyer në vendlindje, në Kanada, ku kishte kurorëzuar martesën me Hayhurst. Ndarja thuhet se vjen pas flirtit dhe lidhjes të aktores me truprojen e saj në 2020-n, raporton dailymail.
Martesa e parë për Anderson ka qenë në vitin 1995, me muzikanin Tommy Lee. Ajo kishte zgjatur vetëm tri vjet. E dyta ishte ajo me Kid Rock, 2006-2007, e treta me Rick Salomon 2007-2008, e katërta me po atë, 2014-2015.