Showbiz

Vdiq legjenda e modës André Leon Talley

Foto: AP/Associated Press

Ka vdekur në moshën 73-vjeçare, legjenda e modës André Leon Talley.

Shkrimtari i famshëm dhe ish-drejtori kreativ i revistës “Vogue”, ishte hospitalizuar dhe po e luftonte një sëmundje të panjohur. Kështu raportoi të martën uebfaqja TMZ.com.

Lajmi i vdekjes së Talleyt shumë shpejtë u pushtoi rrjetet sociale, me ç’rast personalitete nga fusha të ndryshme dhe bashkëpunëtorë të shumtë të tij, filluan të postojnë mesazhe ngushëlluese.

Disenjatorja Diane von Fürstenberg shkroi në Instagram: “Lamtumirë i dashuri André. Askush nuk e shihte botën në mënyrë më glamuroze se ti, dhe askush nuk ishte më i madhështor dhe plot shpirt se ti. Me ikjen tënde, bota do të jetë më pak argëtuese. Të kam dashur dhe kam qeshur me ty për 45-vjet, dhe tashmë kanë filluar të më mëngojnë ulërimat tua të zhurmshme. Të dua shumë”.

 

 

Zëdhënësit e të ndjerit, André Leon Talley, nuk kanë pranuar të komentojmë pasi që janë kontaktuar nga revista prestigjioze “People”.

Talley e filloi punën në revistën “Vogue” në vitin 1983 si drejtor i lajmeve të modës. Ai shpejt u ngrit në pozitë duke u bërë drejtor kreativ dhe krahu i djathtë i kryeredaktores, Anna Wintour, një detyrë që e mbajti nga viti 1987 deri në 1995. Atë kohë ai u largua nga “Vogue” dhe u transferua në Paris, ku u kthye për të punuar në revistën “Ë” për të cilën kishte punuar në fillimet e karrierës së tij.

André vazhdoi të kontribuoj në “Vogue” si redaktor deri sa iu bashkua ekipit të revistës me orarë të plotë në vitin 1998, ku e shkruante një editorial në muaj të quajtur “Style Fax”. Ai qëndroi në rolin e redaktorit të kësaj reviste deri në vitin 2013.

Përgjatë karrierës, Talley po ashtu kontribuoi me punë në gazetat “Women’s Wear Daily”, “The New York Times” dhe në reviëtën “Interview”. Ai po ashtu është kryefjala e dokumentarit “The Gospel According to André”, i cili u lansua në vitin 2018.

Në maj të 2020-tës, Talley e publikoi një libër me kujtime mbi jetën dhe karrierën e tij të titulluar, “The Chiffon Trenches”.

Përktheu: Edona Binaku

{gallery}