Showbiz

Kanye West: Truprojat e Kim Kardashian po më ndalojnë t’i shoh fëmijët

Kanye West ka treguar pse ka blerë shtëpi përballë shtëpisë së ish-gruas së tij, Kim Kardashian. Ai përmes një interviste ka lënë të kuptojë se sigurimi i Kimit e ka ndaluar atë te porta e shtëpisë së saj, kur u përpoq të shihte vajzën e tyre, North.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Hollywood Unlocked”, West u tensionua derisa tha se “asnjë sigurim nuk do të hyjë mes tij dhe fëmijëve të tij”, shkruan Daily Mail.

Në një klip të zgjeruar të siguruar nga ET, reperi që sapo ka pranuar se ka goditur me grusht një fans këtë javë, pohoi se ai “nuk mund të hynte brenda” në shtëpinë e Kimit të hënën për të vizituar vajzën North, tetë vjeç, sepse 'sigurimi i saj e ndaloi te dera”.

Ish-çifti kanë katër fëmijë së bashku, të cilët aktualisht janë bashkë-prindër; North që është tetë vjeç, Saint gjashtë vjeç, Çikago tri vjeçe dhe Psalmi dy vjeç.

West gjithashtu pretendoi se i dashuri i ri i Kardashian - i cili supozohet të jetë Pete Davidson - ishte 'brenda' në shtëpi në kohën e incidentit.

Në një deklaratë për tabloidin Page Six, avokatja e divorcit të Kimit, Laura Wasser, hodhi poshtë pretendimet se Kanye është ndaluar të takojë fëmijët e tij.

“Dëshira e Kanye West për të takuar fëmijët, pengimi nga sigurimi apo dikush tjetër, është lajm për ne. Prioriteti i të dyja palëve ka qenë gjithmonë që fëmijët të mbajnë lidhje të forta me secilin prej prindërve të tyre gjatë gjithë këtij tranzicioni dhe më gjerë”, thuhet në deklaratë.