Showbiz

The Weeknd i këndon Angelina Joliet në këngën e re

Muaj pasi u shpërndanë thashetheme për romancë mes Angelina Jolie dhe The Weeknd, këngëtari në këngën e re i është referuar kësaj situate me fjalët se është lidhur me një “yll filmi”.

Kanë kaluar gjashtë muaj që kur The Weeknd dhe Jolie së pari u panë në drekë bashkë. Kënga “Here We Go...Again” e publikuar më 7 janar duket se i kushtohet asaj. “E dashura ime e re, ajo një yll filmi”, këndon ai, shkruan hollywoodlife. 

Në fund të këngës The Weeknd thotë për lidhjen të cilës i këndon, nuk është diçka që e ka pritur. “I kam thënë vetes se kurrë nuk do të bija. Por ja ku jemi sërish”.

Megjithëse, asnjë nga të dy nuk ka pranuar publikisht se janë në lidhje dashurie, ata disa herë janë parë bashkë.