Filmi i ardhshëm i aktorit Jared Leto ku e luan rolin protagonist, “Morbius”, ka pësuar sërish ndryshim të datës së lansimit.
Fillimisht ai ishte planifikuar të lansohet në korrik të vitit 2020 por për shkak të pandemisë, data e publikimit të tij u shty disa herë. Përfundimisht ishte vendosur që “Morbius” të fillojë së shfaquri nëpër kinematë botërore në janar të këtij viti, por edhe ky plan ka ndryshuar dhe tani bëhet e ditur se filmi do të shfaqet për publikun e gjerë nga data 1 prill 2022.
Projekti i bazuar në librat komikë “Marvel” dhe i realizuar nga studio “Sony”, fokusohet në personazhin e keq të inspiruar nga filmat “Spider-Man”.
Rolin kryesor e luan ylli i shpërblyer me “Oscar”, Jared Leto. Ai e portretizon një biokimist, i cili provon ta shërojë veten nga një sëmundje e rrallë e gjakut, dhe shndërrohet në diçka të errët dhe të frikshme.
Matt Smith, Adria Arjona, Jared Harris, Al Madrigal, dhe Tyrese Gibson, gjithashtu luajnë në këtë film regjinë e së cilit e ka bërë, Daniel Espinosa.