Adele ka fituar më shumë se 33 milionë euro brenda një viti, nga dy kompanitë e saj.
Përmbledhjet e llogarive të bëra deri më 31 dhjetor tregojnë se këngëtarja e hitit “Someone Like You”, 33-vjeçare, kishte të ardhura të mëdha në vitin që publikoi albumin e saj të rikthimit, të titulluar “30”.
Melted Stone Publishing Ltd, e cila u formua në prill të vitit 2011, tregoi para në bankë dhe në dorë në mbi 10 milionë euro. Adele është drejtoresha e vetme e asaj kompanie me emrin e saj të vërtetë Adele Laurie Blue Adkins.
Përveç kësaj, Melted Stone Ltd, e cila u formua në prill të vitit 2008, tregoi para në bankë dhe në dorë në shumën prej mbi 20 milionë euro. Adele është drejtoresha dhe sekretarja e vetme e kësaj kompanie.
Kjo vjen pasi Adele udhëhoqi nominimet për “BRIT Awards 2022”, me katër nominime mbresëlënëse.
Ka qenë një vit i favorshëm për yllin që u rikthye në krye të top-listave në fillim të këtij viti me Easy On Me, kënga e saj e parë që nga viti 2016.
Dhe pas suksesit të albumit vijues “30”, ylli ka fituar edhe në kategoritë Kënga e Vitit, Albumi i Vitit dhe Pop, R&B.
Adele është gjithashtu e vendosur të fitojë mesatarisht më shumë se 2 milionë dollarë në shfaqje në koncertin e saj të ardhshëm, në Las Vegas Weekends With Adele.