Këngëtari nga Ferizaj, 2Ton sapo ka publikuar projektin e ri muzikor.
Kënga titullohet “A t’ka marr malli” dhe vjen e shoqëruar me videoklip nga ‘Xl Films’.
Siç e ka cekur edhe ai javë më parë projekti “A t’ka marr malli” do të jetë projekti përmbyllës i vitit 2021.
2Ton këtë vit ka publikuar shumë projekte e që të gjitha këto projekte janë pritur shumë mirë nga publiku.