Showbiz

Vdes reperi Drakeo the Ruler, pas sulmit me thikë në një festival

Reperi Drakeo the Ruler thuhet se ka vdekur pasi u godit me thikë në qafë, në festivalin muzikor “Once Upon a Time” në Los Anxhelos.

Ylli, 28 vjeç, emri i vërtetë i të cilit është Darrell Caldwell, thuhet se ishte goditur me thikë në një zonë jashtë skenës rreth orës 21:00, dhe u dërgua me urgjencë në spital ku ishte në gjendje kritike.

Burime të shumta kanë thënë për TMZ se interpretuesi vdiq nga plagët e marra.

Askush nuk është arrestuar ende, por Los Angeles Times njoftoi se artisti u sulmua nga një "grup njerëzish".

Sipas informatave, reperi kishte pësuar lëndime serioze, derisa në momentin e sulmit ishte në prapaskenë.

Drakeo the Ruler ishte paraparë të performonte në festival, krah disa prej reperëve më të mirë të të gjitha kohërave si, 50 Cent, Snoop Dogg dhe Ice Cube.

Festivali është shpallur i mbyllur menjëherë pas ngjarjes së rëndë, derisa ishte policia e Los Anxhelosit që kishte njoftuar në Twitter për një “incident”.