Jessie J ka shpërndarë në rrjetet sociale një video të një performance intime në Soho, dhe në mbishkrim ajo shpjegoi shpresat e saj të ardhshme për romancë.
“Thonë se e gjen dashurinë e jetës sate kur nuk po kërkon. Pra, boom... Unë do të pretendoj të shikoj nga ana tjetër, dhe më pas ti (kushdo që të jesh) do të më afrohesh fshehurazi. Së shpejti është mirë”, ka shkruar krahas videos, krijuesja e hitit “Domino”.
Jessie konfirmoi ndarjen e saj nga Max Phan Nguyen në tetor, teksa u tha fansave se "asgjë dramatike" nuk kishte ndodhur mes dyshes.
"Ai është një burrë i mrekullueshëm. Ne të dy kemi kaq shumë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin. Thjesht nuk ishte e duhur. Kështu që vendosëm të jemi vetëm miq”, kishte shkruar këngëtarja 33-vjeçare.
Ajo shpjegoi gjithashtu se "arsyeja e vetme" që zbuloi ndarjen është sepse "bëhet e çuditshme dhe pak e vështirë kur njerëzit jetojnë në të kaluarën".
Këngëtarja e hitit “Price Tag” pësoi tragjikisht një abort në fillim të këtij viti dhe zbuloi se përvoja traumatike e kishte ndryshuar përgjithmonë.