Showbiz

“The Voice US” këtë vit nuk e ka një, por tre fitues

 

Shou muzikor shumë i ndjekur në Amerikë, “The Voice”, këtë vit nuk e shpalli një por tre fitues.

Grupi i përbërë nga dy vëllezër dhe një motër, “Girl Named Tom”, që ishte pjesë e ekipit të këngëtares së famshme, Kelly Clarkson, triumfoi në edicionin e 21-të të emisionit të kanalit NBC, “The Voice”, duke e mundur konkurrencën e fortë sivjet dhe duke u bërë grupi i parë që e fiton këtë shou.