Showbiz

“Swan Song”, drama fantastiko-shkencore e aktorit Mahershala Ali

Me regji të Benjamin Cleary, filmi i ardhshëm “Swan Song” zë vend në një të ardhme të afërt dhe e ekranizon një rrugëtim emocional të rrëfyer nga një burrë dhe baba i dashur i quajtur, Cameron.

Pasi e zbulon se vuan nga një sëmundje e pashërueshme, mjekët ia ofrojnë një zgjidhje alternative që mund të ndryshojë fatin e familjes së tij.

Në film luajnë aktorë të njohur të hollywoodit, si Mahershala Ali, Naomie Harris, Awkwafina dhe Glenn Close.

“Swan Song” lansohet në platformën digjitale “Apple TV+” më 17 dhjetor.