Showbiz

Gjesti arrin 20 milionë shikime në YouTube me projektin “Alo”

Artisti i njohur kosovar, Gjesti, ka arritur të marrë 20 milionë klikime në YouTube me këngën “Alo”.

Ky projekte u publikua para 9 muajve, por që suksesi i saj ishte shumë i madh sa që ende dëgjohet nga fansat e këngëtarit.

Menaxheri i artistit, Samed Potera, e ka bërë një postim në “InstaStory” ku ka treguar për suksesin e artistit.

{gallery}

Gjesti para 2 jave e ka publikuar projektin e fundit me titull, “Katile”, e që edhe ky projekt është mirëpritur.

Të gjitha projektet e Gjestit numërojnë miliona shikime në platformat muzikore. Kënga “Pandemia” i numëron mbi 5 milionë klikime, ndërsa kënga “Idiote” ka arritur mbi 14 milionë shikime në YouTube.