Showbiz

Gashi: Kam vendosur tri stenta në zemër, s'kam dashur ta bëj publike

Moderatori dhe gazetari, Labinot Gashi e ka zbuluar që ka pasur probleme shëndetësore.

Ai ka konfirmuar që para 20 ditëve i ka vendosur tri stenta në zemër.

“ Unë ka 20 ditë që kam pas një intervenim të vetvetes, në fakt kam vendosur tri stenda në zemër”, u shpreh Gashi në një intervistë në Shqipëri.

I pyetur se pse s’ka dashur ta bëj publike, ai tha se njihet si njeri pozitiv e s’ka dashur tek publiku t’i tregojë hallet e veta.

Përndryshe, Labinot Gashi është autor dhe moderator i emisionit “1 Kafe me Labin” që transmetohet çdo të diele në KTV.