Këngëtarja, Filloreta Raçi e njohur më emrin artistik Fifi, ka vetëm pak ditë që është larguar nga shtëpia Big Brother.
Gjatë qëndrimit aty Fifi ka kompozuar këngën “Diell”.
Kjo këngë po pëlqehet shumë nga publiku dhe ka arritur mbi 1 milion shikime për pak ditë.
Kënga është në kanalin e YouTube por që është shpërndarë shumë nga koleget e këngëtares dhe fansat në të gjitha rrjetet sociale.