Showbiz

A po krijohet çift i ri në Big Brother?

Dy nga banoret e Big brother Vip, Beatrixi dhe Donaldi, ka disa ditë që po komentohen nga publiku për afërsinë e tyre.

Dyshja gjatë gjithë kohës po qëndron së bashku dhe kjo ka bërë që publiku të mendojë për një lidhje të mundshme mes tyre.

Para pak minutave, Big Brother VIP kanë postuar një video ku dyshja shihet krah njëri-tjetrit. Ledhatimet mes tyre nuk munguan.

Donaldi njihet për historinë e dashurisë që e ka lënë “peng” me prezantuesen Bora Zemani jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.