Showbiz

E fejuara e lavdëron aktorin Jason Statham

Rosie Huntington-Whiteley e ka quajtur të fejuarin e saj Jason Statham "mbrojtësin më të madh" të saj, ndërsa ka dhënë detaje nga jeta e tyre familjare në kohën kur po përgatiten për të mirëpritur fëmijën e tyre të dytë.

Ish-engjëlli i Victoria's Secret, 34 vjeç dhe aktori, 54 vjeç, janë fejuar që nga viti 2016 dhe janë bashkë që nga viti 2010, ndërkohë që kanë një djalë katërvjeçar të quajtur, Jack Oscar.

Duke folur për The Sun për marrëdhënien e saj me yllin e “Transporter”, Rosie ka thënë se Jason i ofron asaj mbrojtje dhe është bërë mentori i saj më i madh.

“Ne jemi padyshim të dy ambiciozë dhe të emocionuar për jetën. Jay është mbrojtësi im më i madh dhe shpresoj se ai do të thoshte të njëjtën gjë për mua. Ai ka qenë një mentor i madh për mua në aspektin e punës. Ai më ka dhënë shumë mbështetje për të marrë vendime të vështira”, ka thënë Huntington-Whiteley.

Rosie dhe Jason kanë jetuar përtej Atlantikut në një rezidencë prej 14 milionë funtesh në Malibu, por së fundmi vendosën të ktheheshin në Britani të Madhe pasi ishin të etur që djali i tyre të rritej në vendin e prindërve të Jason.

Image
Rosie Huntington-Whiteley shtatzënë me fëmijën e dytë