Showbiz

Vera Ora ia uron ditëlindjen Ritës me një video të veçantë nga fëmijëria

Rita Ora feston të premten ditëlindjen, duke mbushur 31 vjet.

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, është uruar pak orë para ditëlindjes, nga personi i saj më i afërt, nëna.

Vera Ora ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram një video, e xhiruar shumë vjet më parë, në të cilën Rita si fëmijë shihet teksa këndon e vallëzon bashkë me të ëmën.

Përmes kësaj videoje, Vera i shkruan Ritës se sa shumë kënaqeshin së bashku, para se ajo të bënte hapat e parë në botën magjike të muzikës.

“Urime ditëlindjen foshnja ime. Këtu jemi ne duke vallëzuar dhe duke kaluar kohë shumë të mira, atëherë kur po bëje hapat drejt botës tënde magjike. Të dua përgjithmonë mbretëresha ime e vallëzimit”, ka shkruar Vera.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vera Ora (@veraora)