Showbiz

“Dog” një film plot emocione dhe humor

Channing Tatum, nuk e ka pasur ndonjë rol të madh filmik nga filmat e vitit 2017, “Kingsman: The Golden Circle” dhe “Logan Lucky”, por gjërat do të ndryshojnë drastikisht për aktorin gjatë vitit 2022.

Tatum jo vetëm që do të luaj krahas yllit hollywoodian, Sandra Bullockm në komedinë romantike “The Lost City”, por ai gjithashtu po e shënon debutimin regjisorial me filmin e ardhshëm të titulluar, “Dog”.

Aktori përveç si protagonist i filmit, shërben edhe si bashkëregjisor i këtij projekti, krahas Reid Carolinit i cili e ka shkruar skenarin dhe ka qenë producent i projekteve, “Magic Mike” dhe “Magic Mike XXL”. Carolin gjithashtu ishte producent i filmave tjerë të Tatumit, si “Logan Lucky”, “22 Jump Street” dhe “White House Doën”.

Filmi e rrëfen historinë e një ushtari i cili pa dëshirën e tij angazhohet ta ndërmarr një udhëtim me një qen i cili ka shërbyer në ushtri. Ranger Briggs dhe Lulu, duhet ta durojnë njëri-tjetrin deri në fund të rrugëtimit, nëse duan të mbërrijnë me kohë në varrimin e mikut të tyre ushtarë. Përgjatë kësaj aventurë ata e çmendin njëri-tjetrin, i thyejnë disa ligje, për pak i shmangen vdekjes dhe mësojnë t’i lënë pas kujtimet e këqija dhe të luftojnë për mundësinë që të jenë të lumtur.

“Dog” lansohet nëpër kinematë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 18 shkurt të vitit të ardhshëm.