“It’s You Not Me”, është titulli i këngës më të re të Bebe Rexhës.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka publikuar në formën audio këngën të cilën e ka sjellë në bashkëpunim me reperin australian, Masked Wolf.
Kënga është pjesë e albumit të fundit të Rexhës, të titulluar “Sabotage”.
Deri më tani, shumica e këngëve të këtij albumi janë publikuar me videoklipe dhe kanë marrë klikime të shumta në Youtube.