Showbiz

Vrasja në filmin “Rust”, skenari nuk parashikonte të shtëna

 

Një padi tjetër është ngritur kundër aktorit Alec Baldwin dhe producentëve të filmit “Rust” nga një anëtar i grupit të xhirimit me pretendimin se në skenar nuk përmendej se do të kishte të shtëna. Sipas Hollywood Reporter, padia u ngrit të mërkurën në një gjykatë në Los Angeles nga Mamie Mitchell, e cila ishte përgjegjëse për skenarin e filmit.

Në padi përmenden Baldwini dhe producentët e filmit. Ngjarja e rëndë ndodhi me 21 tetor, ku kineastja Halina Hutchins vdiq pasi Baldwini qëlloi një armë, për të cilën besonte se ishte e sigurt. Megjithatë, arma kishte një plumb të vërtetë për arsye që mbeten të panjohura edhe sot e kësaj dite.