Showbiz

Aktorët e “Harry Potter” do të ribashkohen për një shou special

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Ekipi origjinal i filmave “Harry Potter” do të ribashkohet për një emision special të realizuar nga “HBO”, dhe që e ka për qëllim ta festojë 20-vjetorin e lansimit të filmit të parë, “Harry Potter And The Philosopher’s Stone”.

Daniel Radcliffe, Rupert Grint dhe Emma Watson, krahas regjisorit Chris Columbus dhe aktorëve tjerë të projekteve të famshme kinematografike, do të përfshihen në shoun special të titulluar, “Harry Potter 20th Anniversary: Return To Hogwarts”, i cili do ta shënojë premierën më 1 janar të vitit të ardhshëm në platformën HBO Max në Amerikë. Më vonë ai do të lansohet edhe nëpër vende tjera të botës.