Aktori i njohur amerikan, Taylor Lautner, është fejuar me të dashurën e tij prej vitesh, Tay Dome.
Çifti ka ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale fotografi nga propozimi romantik për martesë, ku shfaqen në një ambient të bukur me qirinj dhe petale trëndafilash. Aktori 29-vjeçar duket elegant i veshur me kostum dhe i ulur në gjunjë duke e mbajtur unazën me diamant në duar, teksa e fejuara e tij e cila me profesion është infermiere shfaqet e pushtuar nga lumturia dhe emocionet.
Ylli i filmave “Twilight” postimin e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Dhe kështu, të gjitha dëshirat e mia u realizuan”.
Kurse, Tay Dome, momentin më të rëndësishëm në jetën e saj e kishte përshkruar me fjalët: “Miku im më i mirë. Mezi prej ta kalojë përjetësinë me ty”.
Çifti e bëri publike lidhjen në vitin 2018, kur Lautner i ndau me fansat disa fotografi të dyshes në kostum të festës “Halloween”. Nga atëherë, dyshja nuk i ka kursyer postimet nga jeta e tyre private, duke treguar se kanë filluar të bashkëjetojnë dhe së fundmi e kanë adoptuar edhe një qenush të vogël.
Taylor Lautner në të kaluarën ka qenë në lidhje romantike me këngëtaren, Taylor Swift dhe aktoret, Lily Collins, Marie Avgeropoulos dhe Billie Lourd.
{gallery}