Showbiz

Blake Lively e shënon debutimin regjisorial me videoklipin e ri të Taylor Swiftit

 

Aktorja e njohur amerikane, Blake Lively, do ta shënojë debutimin regjisorial me videoklipin e ri të këngëtares, Taylor Swift.

Kantautorja 31-vjeçare, Swift, e bëri të ditur lajmin se mikesha e saj e mirë e ka marrë përsipër rolin e regjisores së videoprojektit të ardhshëm me titull, “I Bet You Think About Me”. Kjo është kënga e re e cila i është shtuar albumit “Red (Taylor’s Version)”, të cilin e lansoi të premten e kaluar.