Showbiz

Will Smith kishte menduar ta vriste babain, po ushtronte dhunë ndaj nënës së tij

Rrëfimi i Will Smithit për jetën e tij është më i komplikuar se që ka mundur ta mendojë dikush.

Revista “People” ka siguruar një fragment nga kujtimet e artistit 53-vjeçar që pritet të publikohen më 9 nëntor e në të cilat flitet ndër të tjera për sekretet e familjes së tij.

Në këto kujtime, Smith flet për fëmijërinë traumatike që kishte, me incidentet ku përfshihej babai i tij i ndjerë, Will Sr., për të cilin thotë se e ka lënë me plagë për tërë jetën.

Smith përshkruan marrëdhënien e komplikuar që babai i tij William Carroll Smith Sr., kishte me nënën e tij, Caroline Britght, me të cilën ka rritur atë dhe tre fëmijët e tjerë në Filadelfi.

“Babai im ishte i dhunshëm, por ai nuk ka munguar në asnjë lojë apo recital të fëmijëve të tij. Ai ishte një alkoolist, por ishte i matur në çdo premierë të filmave të mi. Ai i dëgjonte të gjitha ingjizimet e mija. Ai vizitonte në çdo studio”, ka vazhduar Smith.

Ai më tej ka sqaruar se një rast i dhunës që kishte ushtruar babai ndaj nënës së tij, ia ka ndryshuar atij jetën përgjithmonë.

“Kur isha nëntë vjeç, e kam parë babain tim duke e goditur aq shumë nënë time në kokë sa që ajo ra për toke. E kam parë atë duke pështyrë gjak. Ai moment, në atë dhomë të gjumit, sipas të gjitha gjasave, më shumë se çdo moment tjetër në jetë, e ka definuar atë që jam sot”, është shprehur Smith.

Aktori është shprehur më tej se tërë jetën ndihet i penduar që atë ditë ishte treguar qyqar, duke mos arritur ta ndihmoj nënën e tij.

Prindërit e tij ishin ndarë kur ai ishte adoleshent, në vitin 2000.

Ndonëse, kishte marrëdhënie të afërta me babanë, Smith thotë se zemërimi i tij ndaj babait për atë ditë kur e kishte gjakosur nënën e tij ishte aq i madh, sa ishte shpërfaqur edhe më vonë, edhe kur po kujdesej për të atin i cili po vuante nga kanceri.

Një natë madje edhe kishte menduar që ta vriste të atin, duke e lëshuar bashkë me karrigen e tij me rrota, në drejtim të shkallëve, mirëpo nuk e kishte bërë.

Pasi Will Sr. vdiq në vitin 2016, Smith reflektoi mbi marrëdhënien e tyre të trazuar dhe atë që i mësoi atij për gjetjen e përmbushjes së vërtetë.