Showbiz

Kim Kardashian West dhe Pete Davidson pohojnë se janë miq të mirë

Ylli televiziv, Kim Kardashian dhe komediani Pete Davidson, u bënë lajm gjatë fundjavës për faktin se ishin fotografuar të kapur dorë për dore në një park lojërash në Kaliforni, por burime të afërta të tyre pohojnë se ata nuk janë në lidhje romantike dhe Kim nuk po provon të fshehë asgjë nga publiku.

Një dëshmitar i cili e kishte parë dyshen në shoqërinë e njërit-tjetrit, shpjegoi: “Kim dhe Pete dukeshin sikur miq të mirë dhe sjelljet mes tyre nuk ishin të një çifti”.

41-vjeçarja Kardashian dhe 27-vjeçari Davidson, në të kaluarën kanë aktruar krahas njëri-tjetrit në emisionin “Saturday Night Live”.

Kim dukej shumë e relaksuar në parkun argëtues “Knott’s Scary Farm”, ku po shoqërohej edhe nga motra Kourtney Kardashian dhe i fejuari i saj, Travis Barker.

“Ajo ishte shumë e relaksuar por dukej sikur po mundohej të fshihej nga njerëzit përreth”, citohet të ketë thënë një tjetër burim për “US Weekly”.

{gallery}

Kim Kardashian West bëri kërkesë zyrtare për shkurorëzim nga Kanye Westi, në fillim të këtij viti. Bukuroshja afariste e cila i ka katër fëmijët, North, Saint, Chicago dhe Psalm, me reperin e famshëm, besohet që brengoset për faktin se ndarja e tyre që po rrëmben vëmendje të madhe në publik, do të ketë ndikim negative në jetën e saj personale dhe ia ul shanset e gjetjes së një të dashuri të ri.

“Aktualisht ajo nuk është e fokusuar në jetën romantike por në fakt brengoset se burrat nuk do të dëshirojnë të lidhen me të, për shkak të faktit se sa publike ishte lidhja e saj me Kanyen dhe sa vëmendje po merr shkurorëzimi i tyre”.

Kim po ashtu mendon se do t’i duhet kohë e gjatë deri sa të vendosë të përkushtohet në një lidhje të re, pas ndarjes nga Kanye.

Ylli televiziv e cila në të kaluarën ka qenë e martuar me basketbollistin, Kris Humphries dhe kantautorin, Damon Thomas, është e kujdesshme rreth asaj se kënd do ta lejojë të futet në jetën private dhe në familjen e saj. Ajo e kishte të lehtë ta bënte atë me Kanyen sepse, dyshja ishin miq të mirë para se të bëheshin çift dhe ndër vite kishin krijuar besim tek njëri-tjetri.