Showbiz

Regjisori fajëson “kulturën e çmendur të armëve” rreth vrasjes në “Rust”

Foto: Fox
 

Regjisori Mattew Vaughn ka fajësuar “kulturën e çmendur dhe obsesive për armët” në lidhje me vrasjen e kinematografes Halina Hutchins në xhirimet e filmit “Rust”.

Drejtoresha e fotografisë është vrarë dhe regjisori Joel Souza u plagos kur aksidentalisht ndaj tyre shtiu aktori Alec Baldwin në xhirimet e filmit vestern. Regjisori i filmit “Kingsman” beson se tragjedia ishte pjesë e një problemi më të gjerë të sjelljes amerikane karshi armëve.