Showbiz

Cristiano Ronaldo po pret binjakë me Georginan

Cristiano Ronaldo do të bëhet së shpejti sërish baba.

Futbollisti i famshëm portugez ka bërë të ditur se e dashura e tij prej kohësh, Georgina me të cilën ka edhe një vajzë, është shtatzënë me binjakë.

Cristiano e ka bërë të ditur këtë lajm përmes një fotografie që ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram.

Cristiano, 36-vjeçar dhe Georgina 27-vjeçare kanë së bashku edhe një vajzë të quajtur, Alana Martina e cila tani është 3 vjeç.

Ndërkohë Cristiano ka edhe tre fëmijë të tjerë, Cristiano Jr 11 vjeç, dhe binjakët me nënë surrogate, Eva dhe Mateo, katër vjeç.

Image