Yjet e hitit “Sucker”, vëllezërit Nick, Joe dhe Kevin Jonas, do të kritikohen me shaka nga personalitetet e famshme, si Pete Davidson, Niall Horan, Gabriel Iglesias, John Legend, Lilly Singh dhe Jack Whitehall, në shou e ardhshëm që e mban titullin “Jonas Brothers Family Roast”, derisa aktori i emisionit “Saturday Night Live”, Kenan Thompson, do të shërbejë në rolin e prezantuesit të kësaj ngjarjeje.
Përmes një videoje paralajmëruese, Nick Jonas tha: “Tung, ne jemi vëllezërit Jonas dhe e kemi një paralajmërim emocionues për të gjithë ju.
Ne do të jemi pjesë e shout humoristik ku do të bëhet shaka në emër të familjes sonë. Ky do të jetë një emision i veçantë i cili e manifeston të vërtetën universale, që askush nuk mund të të nervozojë më shumë se familja jote”.
Tutje, Kevin shtoi: “Përmes këtij shou do të na shihni si asnjëherë më parë, përmes skeçeve humoristike, këngëve, lojërave dhe të ftuarve special”.
Emisioni special i cili zgjat një orë, do ta shënojë premierën më 24 nëntor në platformën Netflix.