Daniel Craig ishte prekur shumë nga komentet në mediat sociale, kur ishte paraqitur për herë të parë në rolin e James Bondit.
Aktori i “No Time To Die” – që e ka pasur paraqitjen e fundit në rolin e agjentit 007 në film – kishte lexuar postime për veten, kur ishte konfirmuar se do të luante në filmin “Casino Royale” më 2006, por nuk është penduar që ka bërë diçka të tillë, përveçse është lënduar shumë kur i ka lexuar.
Ylli 53-vjeçar ka thënë për “The Jess Cagle Podcast with Julie Cunningham”: “Mirë që i lexova. Ishte e dhimbshme për ta bërë, por lexova çdo gjë dhe thjesht mendova: ‘Epo, nuk mund të bëj asgjë për këtë”.
Ylli i “'Layer Cake” e ka pranuar se edhe e ka pasur të vështirë ta pranonte se ishte “person publik”, edhe pse e kishte ndjekur famën.
“I gjithë koncepti i famës, të qenët publik dhe të jesh person publik dhe të gjitha këto gjëra ishin shumë të huaja për mua. Nuk e kuptoja. Mendoj se kam aktruar, sepse doja të bëhesha i famshëm, por aktrova edhe sepse më pëlqente aktrimi”, është shprehur aktori.
Duke reflektuar rreth famës së madhe që i solli, ai ka thënë: “Me Bondin e dija se do të shpërthente. Nuk isha plotësisht naiv, e dija se do të ndryshonin gjërat”.
Megjithëkëtë, ylli i “Spectre” nuk ishte gati për vëllimin e madh të saj dhe ka ngulur këmbë se nuk kishte asnjë mënyrë për t’u përgatitur për t’u bërë superyll.
Ylli i “Knives Out” së fundmi kishte rikujtuar se ndihej “fizikisht dhe mendërisht nën rrethim”, pasi kishte arritur në një nivel të ri fame me filma.
“E mbyllja veten dhe mbyllja perdet, isha në tokën e qyqeve me re. Isha i rrethuar fizikisht dhe mendërisht”, ka thënë Craig.
Daniel gjithashtu ka treguar se si ylli tjetër, Hugh Jackman, - me të cilin kishte punuar në Broadway në shfaqjen e vitit 2009 “Steady Rain” – “më ndihmoi të pajtohesha me të dhe ta vlerësoja”.