Reperi nga Atlanta, Young Thug, ka thënë se një portier i apartamentit ku ai jetonte e ka lejuar një person të panjohur, që të marrë çantën e tij të markës Louis Vuitton, e cila kishte brenda rreth 200 këngë të papublikuara dhe bizhuteri e para kesh në vlerë prej mbi 100,000 dollarë.
Akuzat e këngëtarit janë bërë pjesë e padisë që ai tashmë ka ngritur kundër kompanisë e cila menaxhon kompleksin e apartamenteve ku ai jetonte dhe kompanisë së saj të portierëve, raportoi The Atlanta Journal-Constitution.
Gazeta ka bërë të ditur se as JLB Peachtree dhe as kompania e portierëve Pegasus Residential nuk i janë përgjigjur kërkesave për koment në lidhje me padinë e paraqitur javën e kaluar në Gjykatën e Lartë të Qarkut Gwinnett në emër të Jeffery Williams, 30 vjeç, emri skenik i të cilit është Young Thug.
Sipas padisë, një portier në Trace Apartments e vendosi çantën në një vend të sigurt pasi reperi e la aksidentalisht pranë automjetit të tij më 1 nëntor 2020, por një punonjës tjetër ia lëshoi dikujt tjetër.
Çanta e zhdukur përmbante një hard disk me rreth 200 këngë të papublikuara që vlejnë të paktën 1 milion dollar, thuhet në padi.
Sipas padisë, çanta mbante gjithashtu 40,000 dollarë kesh, një orë të veshur me diamant me vlerë 57,000 dollarë dhe një zinxhir prej 37,000 dollarësh po ashtu me diamante.