Showbiz

Dua Lipa në garë me Justin Bieber e Doja Cat për çmim në “MTV EMA 2021”

Foto: AP
 

Televizioni i famshëm i muzikës MTV, ka bërë të ditura të mërkurën nominimet për ngjarjen e përvitshme të ndarjes së çmimeve “MTV Europe Music Awards 2021”, që këtë vit do të zhvillohet në Budapest të Hungarisë, ndërkohë që do të transmetohet direkt në 180 shtete të botës.

Në mesin e shumë emrave të famshëm të nominuar për shumë çmime, është edhe ai i këngëtares së famshme nga Kosova, Dua Lipa.