Showbiz

Willow Smith dhe Avril Lavigne lansojnë bashkëpunimin e ri me titull “GROW”

Descriptive Text

Willow Smith dhe Avril Lavigne e vërtetojnë edhe një herë se janë rritur personalisht dhe profesionalisht, përmes videoprojektit të tyre të ri me titull “GROW”.

Kënga e cila u lansua për publikun e gjerë të martën më 19 tetor, e shënon bashkëpunimin e tyre të parë muzikor.

Këngëtarja 20-vjeçare Willow e cila interpreton këngën të zhanrit pop dhe punk, po e sjell në frymë të re në skenën e muzikës me stilin e saj unik të të kënduarit dhe videoklipet tejet kreative, për çka edhe po vlerësohet nga publiku dhe kolegët e saj.

Edhe ky bashkëpunim me yllin 37-vjeçar, Avril Lavigne, rezultoi i suksesshëm.

Videoklipi i këngës “GROW” debutoi në kanalin “MTV Live”, platformën “mtvU’ dhe në billboradin e famshëm të vendosur në sheshin “Times Square” të New Yorkut, para se të publikohet në platformën muzikore YouTube.

Kënga e përfshinë bateristin Travis Barker dhe është pjesë e albumit të fundit të incizuar në studio të Willow Smithit, “Lately I Feel Everything”, i cili u lansua më 16 korrik. Ky projekt debutoi në pozitën e dhjetë të toplistës së albumeve më të mira, “Billboard”.

Willow sapo e përmbylli turneun “lifE Tour” me koncertin e fundit në Atlanta, por ylli i hitit “Meet Me at Our Spot” do të vazhdojë të performojë dhe t’i takojë fansat anembanë vendit, pasi nga shkurti i vitit të ardhshëm është angazhuar ta bëjë hapjen e koncerteve të këngëtares së famshme, Billie Eilish, të cilat janë pjesë e turneut të saj të ri “Happier Than Ever”.