Showbiz

Kanye West e ka ndryshuar emrin zyrtarisht në Ye

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Reperi i njohur amerikan, Kanye West, më nuk do të thirret kështu pasi ylli 44-vjeçar i muzikës e ka ndërruar emrin zyrtarisht në, Ye.

Ai kishte bërë peticion muajin e kaluar për ta shfrytëzuar nofkën e tij zyrtarisht, dhe të hënën më 18 tetor një gjykatës në Los Angeles e aprovoi kërkesën e reperit.