Showbiz

Sir Michael Caine nuk pensionohet

 

Sir Michael Caine nuk është duke u pensionuar nga aktrimi. Edhe pse Michael, 88-vjeçar, së fundmi ka këmbëngulur se filmi dramë-komedi “Best Sellers” do të ishte filmi i tij i fundit, përfaqësuesit e tij kanë thënë për “The Wrap” se nuk është duke u pensionuar.

Michael ka shkaktuar huti, kur pretendoi se roli i tij si shkrimtar i çuditshëm në pension, Harris Shaw, në “'Best Sellers” “ka të ngjarë” të bëhet edhe realitet, pasi ka vështirësi të ecë për shkak të një “problemi me shtyllën kurrizore”. Autori - libri më i fundit i të cilit ishin kujtimet e vitit 2018, “Blowing the Bloody Doors Off: And Other Lessons in Life” – e ka deklaruar veten “shkrimtar” tani. Duke folur për BBC Radio Michael ka thënë: “Çuditërisht, doli të ishte roli im i fundit. Sepse nuk kam punuar për dy vjet dhe kam problemi me shtyllën kurrizore, që më ndikon në këmbë. Pra, nuk mund të ec shumë mirë.