Showbiz

Falë Dua Lipës, Elton Johni kryeson në top listat britanike për herë të parë pas 16 vjetësh

Descriptive Text

Sir Elton John po kryeson në top listat britanike, për herë të parë pas 16 vjetësh, falë këngëtares Dua Lipa, shkruan BBC.

Bashkëpunimi mes tyre i titulluar “Cold Heart”, ka arritur të listohet i pari të premten, pasi kishte qëndruar për tri javë në pozitën e dytë.

John për herë të fundit i kishte kryesuar top listat në vitin 2005, kur u bë pjesë e këngës së reperit amerikan 2Pac “Ghetto Gospel”.

Sipas të dhënave zyrtare, kënga “Cold Hearts” ka shënuar 64,000 shitje në tabelë, duke iu falënderuar 5,9 milionë shpërndarjeve.

Kënga “Cold Heart” e vë këngëtaren dhe tekstshkruesen kosovare me famë botërore, Dua Lipa, për herë të tretë në top lista, pas hiteve të saj “New Rules” dhe “One Kiss” që e kanë arritur të njëjtën gjë për javë me radhë.

Ndërkohë, Elton John, muajin e kaluar e ka shtyrë turneun e tij britanik dhe evropian për vitin 2023, për shkak të një lëndimi në kofshë, që i erdhi si pasojë e rrëzimit gjatë verës që shkoi.