Paraqitja e Tom Cruise të shtunën në një ndeshje bejsbolli në Los Angjelos, ka ngritur dyshime tek fansat e tij, se ai mund të ketë bërë ndërhyrje në fytyrë.
Aktori i famshëm hollivudian, 59 vjeç, mezi njihej nga fansat, derisa ishte i pranishëm në lojën e Divizionit të Ligës Kombëtare, në San Francisko.
I ulur pranë djalit të tij, Connor Cruise dhe duke buzëqeshur gjatë gjithë kohës, shumë njerëz e komentuan, duke ngritur debat në rrjetet sociale për atë se çfarë kishte ndryshuar ylli i “Top Gun”, në pamjen e tij.
Ndonëse disa prej përdoruesve të Twitterit kishin shprehur dyshimet se ai mund të ketë qenë dikush tjetër në vend të Cruise, disa të tjerë kanë shkruar se ai ose ka shtuar shumë peshë, ose e ka mbushur fytyrën.
“Tom Cruise me siguri ka shtuar peshë pasi me gjasë nuk është duke xhiruar ndonjë film të ri, i cili do t’i kërkonte atij që të shndërrohej në një formë jo-humane”, ka shkruar në një përdoruesve të Twitterit.
Ndërkaq një tjetër ka shkruar “Në fillim u ndjeva keq pasi të gjithë po bënin shaka me fytyrën e Tom Cruise, sepse sinqerisht më dukej si një efekt anësor për mua”.
