Showbiz

Lady Gaga dhe Tony Bennett lansojnë albumin “Love for Sale”

 

Lady Gaga dhe Tony Bennet i kanë bërë homazhe Cole Porterit, përmes albumit të tyre “Love for Sale”, i cili është lansuar zyrtarisht të premten.

Projekti i tyre i dytë bashkëpunues, është lansuar përmes Columbia Records/Interscope Records, dhe vjen përafërsisht shtatë vjet pas albumit të tyre të vitit 2014 të titulluar “Cheek to Cheek”, i cili ishte bërë albumi numër 1 në Billboard 200 dhe Billbosard’s Top Jazz Albums, dhe pati fituar çmimin “Grammy” në kategorinë “Best traditional pop vocal album” në vitin 2015.