Showbiz

R Kelly shpallet fajtor në seancën për trafikim seksual

Descriptive Text

Këngëtari i famshëm amerikan R Kelly është shpallur fajtor se ka udhëhequr një skemë për të shfrytëzuar famën e tij për të abuzuar seksualisht gra dhe vajza të mitura për gati dy dekada, raporton BBC.

Njëmbëdhjetë akuzues, nëntë gra dhe dy burra, kanë dëshmuar gjatë procesit që zgjati gjashtë javë, duke dëshmuar poshtërimin seksual dhe dhunën e përjetuar.

Pas dy ditëve diskutim, juria e ka shpallur fajtor Kellyn ndaj të gjitha akuzave.

Atij pritet t’i kumtohet dënimi më 4 maj, dhe po përballet me dekada burgim.

Prokurorët e akuzojnë Kellyn se ka përdorur famën dhe pasurinë e tij për të joshur viktimat me premtimin se do t’i ndihmojë në karrierën e muzikës. Disa viktima kanë dëshmuar se ishin të mitura kur u abuzuan seksualisht.

R Kelly 54-vjeçar, fitues i Grammyt, mbeti ulur në karrige, ndërsa iu kumtua vendimi.

Dënimi ndaj Kellyt vjen 13 vjet pasi u lirua nga akuzat për pornografi të fëmijëve, pas një gjyqi në Illinois.