Showbiz

Seriali i ri “The Wheel of Time” një kryevepër fantastike

 

Seriali i ri i platformës “Amazon Prime” me titull, “The Wheel of Time”, vjen i bazuar në librat fantastik të autorit bestseller, Robert Jordan.

Në vitin 2017, studioja “Sony Pictures” i bleu të drejtat e realizimit të këtij shou televiziv, por një vit më vonë platforma e njohur digjitale e morri përsipër projektin e shumëpritur nga fansat. Me një gamë të madhe të materialeve të këtij tregimi, ende pa u lansuar sezoni i parë i serialit, tashmë është konfirmuar realizimi i sezonit të dytë.