Showbiz

George Clooney dhe Brad Pitt po bëhen bashkë për një film të ri

 

Aktorët e njohur hollywoodian, George Clooney dhe Brad Pitt, të cilët në të kaluarën kanë luajtur bashkë në shtatë filma, po planifikojnë të rikthehen sërish në ekran të madh në projektin e ardhshëm të regjisorit, Jon Watts.

Ky i fundit do ta shkruaj skenarin dhe do ta bëjë regjinë e trilerit të ri ende të patitulluar, derisa dy aktorët e famshëm do t’i portretizojnë rolet kryesore si dhe vijnë në rolin e producentëve, përmes kompanive të tyre, “Smokehouse Pictures” dhe “Plan B Entertainment”.