Showbiz

Vdiq aktori i njohur britanik John Challis

Aktori i njohur britanik John Challis ka vdekur në moshën 79-vjeçare, pas viteve betejë me kancerin, raporton “Daily Mail”.

Callis ishte veçanërisht i njohur për rolin e tij në “Only Fools and Horses”.

“Me zemër të rënduar po ju japim këtë lajm aq të hidhur. Shoku ynë dhe i juaji, John Challis, ka vdekur në paqe në gjumë, pas betejës së gjatë me kancerin”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.