Showbiz

Nicolas Cage thotë se kurrë s’do të pensionohet

Nicolas Cage nuk pritet t’i japë fund karrierës së tij në një të ardhme të afërt.

Aktori i famshëm hollivudian i cili ka luajtur në më shumë se 100 filma deri më tani, ka folur së fundmi për Entertainment Weekly rreth filmit të tij më të ri “Prisoners of the Ghostland”.

Kur u pyet rreth mundësisë që të pauzojë pas filmave të tij të fundit, aktori e bëri të qartë se as mendja nuk po i shkon që të “pensionohet”.

“Kjo nuk mund të ndodhë. Ajo që kam bërë në kinema ka qenë një engjëll mbrojtës për mua. Kam nevojë për këtë”, ka thënë Cage.

Ai ka shtuar se puna e ka mbajtur atë të shëndetshëm deri më tani.

“Jam më i shëndetshëm kur punoj. Kam nevojë për një vend pozitiv për të shprehur eksperiencat e mija jetësore, dhe krijimi i filmave ma ka dhënë atë vend. Kështu që, asnjëherë nuk do të pensionohem”, është shprehur ai.

Diskutimi më pas u bë rreth asaj se përse aktori 57-vjeçar vazhdon të punojë, pas shumë vitesh aktrim.

Sipas tij, nëse ai nuk shpreh interesim për filmin, atëherë as të tjerët nuk kanë pse ta bëjnë këtë.