Aktori Andrew Garfield ka lavdëruar kolegun e tij Tom Holland, duke e quajtur “Spiderman” të përkryer.
38-vjeçari luajti rolin e superheroit legjendar në dy pjesë, para se të zëvendësohej nga Hollandi. Ai është shprehur krenar për pasardhësin e tij.
“Mendoj se Tom Holland është Peter Parkeri dhe Spidermani i përkryer. Jam shumë i befasuar”, ka thënë Garfield në emisionin e Jimmy Fallonit.
“Përsëri jam fans i filmit, pozitë në të cilën kam preferuar të jem – të isha i ulur në mesin e audiencës dhe t’i them kënaqu, sepse edhe ti ia dole”, ka shtuar ai.
Ishte raportuar se aktori Garfield do të bënte një paraqitje përkrah Hollandit në filmin e ri të Spidermanit, por nuk ka preferuar të flasë më shumë për këtë. “Nuk jam i sigurt për këtë. Po pres të menaxhojë pritshmëritë. Nëse duan të më telefonojnë në këtë fazë të fundit të lojës, e dini, unë jam këtu i veshur me kostume”, ka thënë aktori Garfield.
38-vjeçari që luajti rolin e Spidermanit në filmin e vitit 2012 “The Amazin Spiderman” dhe vazhdimin e tij në vitin 2014, ishte i bindur se nuk është përfshirë në pjesën më të re të filmit.
“Është e rëndësishme për mua të them se deri më tani e di që nuk jam i përfshirë. Mirëpo nuk do të jem në gjendje të them diçka më shumë pa e ditur se çfarë po ndodh”, ka shtuar ai.
“Pa marrë parasysh se çfarë them, njerëzve ose do t’u duhet film zhgënjyes, ose shumë i mirë”, ka thënë veç të tjerash Garfield.