Showbiz

IU dhuron mallra në vlerë 523,000 funte për të pastrehët

 

Këngëtarja e muzikës K-pop, IU, ka dhuruar mallra e ushqime në vlerë afër 523,000 funte në disa organizata bamirëse.

Në një deklaratë nga agjencia përfaqësuese e saj u tha se veprimi i saj vjen në 13 vjetorin e debutimit të këngëtares, që nga kënga e parë “Lost Child” më 2008. Dhurimet janë bërë në bashkëpunim me marka si kompania e veshjeve BlackYak dhe Banolim Pizza.