Bebe Rexha është një prej artisteve shqiptare me famë botërore, e cila asnjëherë nuk e ka fshehur prejardhjen e saj.
Këngëtarja e famshme ka publikuar së fundmi një fotografi ku shihet bashkë me stërgjyshen e saj, ndërkohë që vetë ajo atë kohë kishte vetëm 4 vjet.
“Unë me stërgjyshen time në Gostivar, Maqedoni, kur isha 4 vjeç”, ka shkruar Rexha krahas fotografisë.
Shumë këngë të Bebe Rexhës janë bërë hite botërore, ndërkohë që ajo njihet edhe si tekstshkruese.
Bashkëpunimi i suksesshëm “The Monster” i Rihannas dhe Eminemit, është shkruar nga Bebe Rexha.