Showbiz

Harry dhe Meghan pjesë e listës së 100 personave më me ndikim të revistës “Time”

Revista “Time” e ka publikuar listën e vitit 2021 të 100 personave më me ndikim në botë, dhe planifikon ta prezantojë atë përmes krijimit të shtatë ballinave speciale.

Të famshëm nga bota e showbizit e liderë të ndryshëm politik do të jenë pjesë e këtyre ballinave, përfshirë këtu çiftin mbretëror Harry dhe Meghan, yllin e gjimnastikës Simone Biles, aktoren Kate Winslet, kantautoren Billie Eilish, drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Tregtisë, Ngozi Okonjo-Iweala, shefin ekzekutiv të kompanisë “NVIDIA”, Jensen Huang dhe shkrimtaren Cathy Park Hong.

Lista e sivjetme përbëhet nga njerëzit më me ndikim në mesin e së cilëve 54 janë gra. Personi më i ri në moshë pjesë e listës është 18-vjeçarja, Sunisa Lee, kurse më i moshuari është presidenti 78-vjeçar, Joe Biden.

Për të dytin vit radhazi, revista “TIME” dhe televizioni “ABC” do ta transmetojnë një emision special për listën e 100 personave më me ndikim në botë. Emisioni do të transmetohet të hënën më 20 shtator dhe e ofron një vështrim të brendshëm të pionierëve, artistëve, udhëheqësve dhe ikonave që përfshihen në listën e vitit 2021, së bashku me perfomanca të veçanta dhe disa befasi tjera.

{gallery}